Kryeministri Meta zgjidh krizën e peshkatarëve të Durrësit – (17 Tetor 2000)


Kryeministri Meta zgjidh krizën e peshkatarëve të Durrësit – (17 Tetor 2000)

15:30 17/10/2000

Lajme Arkiva – TV Kan 2000

Kryeministri Meta i hap dritën jeshile zgjidhjes së krizës së peshkimit. Në takimin me komisionin ndërqeveritar për politikat ekonomike, Ilir Meta i ka kërkuar Ministrit të Financave Angjeli dhe atij të bujqësisë Xhuveli të kërkojnë mënyrën teknike, për të realizuar furnizimin e anijeve të peshkimit, me naftë pa akcizë.

Pas fjalës së kryeministrit Meta, peshkatarët shprehen shumë optimist, se problemi i tyre do të zgjidhet, njëherë e mirë. Prandaj ata ftojnë, që ditën që do të furnizohet anija e parë nga porti i Durrësit, të jenë të pranishëm vetë kryeministri Meta, me dy ministrat Angjeli e Xhuveli, për të festuar me ta./tvklan.al






Të ngjashme