Kryeministri Pandeli Majko intervistë për Forcat e Rendit (03 tetor 1998)
Kryeministri Pandeli Majko pas takimit në Ministrinë e Rendit, shprehet i gatshëm të japë mbështetje si qeveri për të gjitha Forcat e Rendit. Tema e parë dhe kryesore është si të gjendet qeveria pranë Forcave të Armatosura dhe të Rendit.
“Ne si qeveri jemi pranë Forcave të Rendit. Deklarova se nëse një polic goditet, ai person duhet të asgjësohet.Kjo do të jetë një nga aktet e para që do t’i propozohet parlamentit dhe se do të hyjë në fuqi. ” –
shprehet kryeministri Majko.
Pamje të intervistës së kryeministrit Pandeli Majko. /tvklan.al
Gazetar : Aldon Lipe