Kryeministri Pandeli Majko në Ministrinë e Financave (03 tetor 1998)


Kryeministri Pandeli Majko në Ministrinë e Financave (03 tetor 1998)

11:26 03/10/1998

Krerët e qeverisë Majko dhe Meta, nën praninë  e ministrit Angjeli, janë takuar me stafin e Ministrisë së Financave. Kryeministri Majko thotë se vemendja më e madhe duhet të jetë tek financat publike, tek kontrabanda dhe korrupsioni në Dogana dhe Tatime. Kryeministri Majko është ndalur tek nxitja që punonjësit e Ministrisë së Financave duhet t’i japë biznesit

” Të formojmë kapitalistët tanë të rinj dhe jo kontrabandistët tanë të rinj dhe t’u krijojmë atyre hapësirat e nevojshme të hyjnë në rrugën jo të lehtë të tregut të lirë

” – shprehet kryeministri.

Gjithashtu Majko kërkon reformë administrative për pagat dhe pensionet. Ministri Anasatas Angjeli mbështet politikat fiskale të FMN-së dhe shton se kontrabanda ka marrë përmasa mjaft të gjëra në Shqipëri dhe se ky nuk është thjesht një fenomen Shqiptar. Ky fenomen është bërë shqetësues tek në sepse mungon rendi dhe  ka korrupsion të  theksuar.

Pamje të kryeministrit Pandeli Majko, zv.kryeministrit Ilir Meta, ministri i Financave Anastas Angjeli. /tvklan.al

Gazetar : Aldon Lipe 






Të ngjashme