Kryeministri Pandeli Majko takim me kryetarët socialistë të rretheve (27 Janar 1999)
Kryeministri Majko kërkon mbështetjen e kryetarëve socialistë të rretheve një javë pas dorëheqjes së kryetarit socialist Nano. Kërkesa e Nanos për mbajtjen e kongresit të jashtëzakonshëm i ka detyruar anëtarët e kryesisë socialiste të mbledhin drejtuesit lokalë të partisë në rrethe duke iu sugjeruar atyre mbajtjen e analizave në degët e partive për të mos provokuar përçarje në bazë.
Kryetarët socialistë të rretheve kanë kritikuar politikën e emërimit dhe lëvizjeve të kuadrove drejtuese në rend, doganë dhe administratë nga kabineti Majko. Vetë kryeministri Majko nuk është prononcuar për shtypin, madje selia e socialistëve është rrethuar me forca të shumta policore dhe të gardës duke përzënë jahtë oborrit militantë dhe gazetarë./tvklan.al
Gazetar : Vladimir Lame