Kryeministri Rama – Bashës: Gati të dorëhiqem nëse…
Kryeministri Edi Rama ka sfiduar kryetarin e Partisë Demokratike Lulzim Basha se është gati të dorëhiqet nëse janë 400 milionë Euro të llogaritura për impiantet e mbetjeve.
Gjatë replikave të ndërsjellta në Parlament, Basha e akuzoi Kryeministrin se projekti i qeverisë për ndërtimin e 3 inceratorëve është pastrim parash dhe bëhet fjalë për 400 milionë Euro.
Kryeministri hodhi poshtë këtë pretendim të Bashës duke i bërë një sfidë të hapur.
“Nëse janë 400 milionë Euro për impiantet e mbetjeve do të jap dorëheqjen. Po ti a jep dorëheqjen?”
, u shpreh Rama duke iu drejtuar Lulzim Bashës.
/tvklan.al