Kryeministri Rama: Bledi Çuçi ministër i Brendshëm
Milva Ekonomi merr “Bujqësinë”
Kryeministri Edi Rama ka përzgjedhur Bledi Çuçin për postin e ministrit të ri të Brendshëm pas dorëheqjes së Sandër Lleshajt.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë Kryeministri Edi Rama përmes një statusi në rrjetet sociale, ku shkruan se emrin e Çuçit e ka dërguar për dekretim tek Presidenti Ilir Meta.
Bledi Çuçi mban aktualisht detyrën e ministrit të Bujqësisë. Me transferimin nga ky post ministror, në vend të tij Kryeministri rikthen në qeveri Milva Ikonomin, të cilën e ka përzgjedhur si ministre të Bujqësisë.
Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.
— Edi Rama (@ediramaal) December 16, 2020
“Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë”, shkruan Rama në Twitter.
Sandër Lleshaj dha dorëheqjen nga posti i ministrit të Brendshëm pas vrasjes nga policia të 25-vjeçarit Klodian Rasha. /tvklan.al