Kryeministri Rama falenderon Kampionin e parë europian, Izmir Smajlaj
Kryeministri Edi Rama ka falenderuar atletin shqiptar Izmir Smajlajn për suksesin e arritur mbrëmë në Beograd.
Izmir Smajlaj u shpall kampion Europe në kërcim së gjati, në garën e sallave të mbyllura të zhvilluar në Serbi, duke thyer edhe rekordin kombëtar të mbajtur më herët prej tij. Rama nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook”, i ka shprehur falenderimet dhe ka përgëzuar Smajlajn. “Faaaan - taaaaa- stiiiiik!....
Izmir SMAJLAJ, kampioni i parë europian në historinë e atletikës shqiptare, ngre në këmbë stadiumin e Beogradit nën tingujt e himnit tonë kombëtar
😀.
“Faleminderit nga zemra kampion
”, shkruan Rama./tvklan.al