Kryeministri Rama jep lajmin e mirë për pensionistët
Nga data 1 Korrik, do të hyjë në fuqi rritja e pensioneve për 665 mijë pensionistë. Vendimi është marrë nga Këshilli i Ministrave në mbledhjen e sotme që është mbajtur në Durrës.
Ka qenë Kryeministri Edi Rama që dha lajmin e mirë për pensionistët, gjatë një konference për shtyp pas mbledhjes së qeverisë.
Sipas Kryeministrit, janë shtuar 15 milionë Dollarë në paketën e pensioneve që do të hyjnë në fuqi nga data 1 Korrik. Rritja e pensioneve do të bëhet në masën 2.8%.
“Kemi bërë një hap të vogël, por të ndjeshëm, ku kemi përfshirë 665 mijë pensionistë. Kemi rritur pensionet mbi inflacionin. Kemi vendosur 15 milionë Dollarë plus në atë paketën e pensioneve me 2.8%, duke nisur nga data 1 Korrik”,
u shpreh Kryeministri Edi Rama. /
tvklan.al