Kryeministri Rama konfirmon takimin me Fatos Nanon
Kryeministri Edi Rama ka konfirmuar takimin që zhvilloi dje me ish-Kryeministrin dhe ish-kryetarin e Partisë Socialiste Fatos Nano.
Gjatë një takimi mëngjesin e sotëm me sipërmarrës në Kavajë, Rama tha se Fatos Nano kishte të drejtë kur deklaroi që nuk është punë timoni, por punë destinacioni.
“Shpresoj shumë ta realizojmë që të vijmë në korrik për të bërë një takim më konkret pune pas zgjedhjeve, shpresoj shumë që t’ia dalim në zgjedhje. Dhe në fakt Fatosi e tha bukur mbrëmë, nuk është punë timoni është punë destinacioni. Ai është dhe shofer i sprovuar kështu që i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të eksperiencës edhe të teknikës së dhënies së makinës, për të kuptuar që këtu s’është qëllim në vetvete domethënë”,
u shpreh Kryeministri Edi Rama.
Fatos Nano zhvilloi dje një takim me Ramën në vilën qeveritare në Durrës për rreth 2 orë. Pas takimit, ish-kryetari i PS tha: “nuk është punë timoni, por punë destinacioni. Nuk keni parë gjë akoma”.
/tvklan.al