Kryeministri Rama mbetet në Singapor, avari në avion
Avari në avionin që do të kthehej kryeministri Edi Rama dhe delegacioni shqiptar nga Singapori. Burime të Tv Klan kanë thënë se ka pasur një defekt në avionin e linjës Singapor-Frankfurt.
Gjithashtu mësohet se mjeti flutures ka pasur defekt në motor. Delegacioni shqiptar, i drejtuar nga kryeministri, do të udhëtojë drejt Shqipërisë me një ditë vonesë për shkak të kësaj ngjarje. Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar në Singapor zhvilluan një sërë takimesh me biznesin vendas si dhe morën pjesë në Forumin Ekonomik./tvklan.al