Kryeministri Rama mesazh Bashës për kryeprokurorin e përkohshëm
Kryeministri Edi Rama ka dhënë një mesazh në rrjetet sociale për kryedemokratin Lulzim Basha në lidhje me zgjedhjen e kryeprokurorit të përkohshëm.
Kryeministrit thotë se tashmë është koha që palët të ulen në dialog për të zgjedhur kryeprokurorin.
“LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia; dialogun mbi çdo mjet tjetër politik; negociatat me BE mbi gjithçka na ndan”,
shkruan Kryeministri në rrjetet sociale.
Ky mesazh i Kryeministrit vjen disa orë pas thirrjes së ambasadorit amerikan Donald Lu për bashkëpunim mes mazhorancës dhe opozitës.
/tvklan.al
LB është koha për të vënë drejtësinë mbi frikën nga drejtësia;dialogun mbi çdo mjet tjetër politik;negociatat me BE mbi gjithçka na ndan🇦🇱🇪🇺
— Edi Rama (@ediramaal) December 12, 2017