Kryeministri Rama në Mal të Zi: Intensifikim marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve


Kryeministri Rama në Mal të Zi: Intensifikim marrëdhënieve strategjike mes dy vendeve

18:37 03/04/2017

Bashkëpunimi ndërkufitar dhe ai ekonomik mës Shqipërisë dhe Malit të Zi do të intesifikohen.

Ka qënë ky qëndrimi i përbashkët i Kryeministrit Edi Rama me homologun e tij malalez, Dushko Markoviç. Në konferencën e përbashkët për shtyp, dy kryeministrat kanë vlerësuar marrëdhëniet strategjike mes dy vendeve që aspirojnë integrimin në BE.

Kryeministri Rama vlerësoi bashkëpunimin e qeverisë malazeze me faktorin politik shqiptar në këtë vend.

“Jam shumë i inkurajuar

për të intensifikuar marrëdhëniet, në funksion të përmirësimit të jetës ekonomike dhe sociale të qytetarëve tanë, duke shfrytëzuar potencialet e përbashkëta që janë të mëdha dhe posaçërisht, duke i dhënë gjithë kësaj hapësire ndërkufitare një vëmendje më të madhe, të përbashkët, në funksion të rritjes ekonomike dhe cilësisë së jetës shoqërore.”

“Vizita e Kryeministrit Rama është shprehje e marrëdhënieve shumë të mira dhe rritjes së bashkëpunimit midis vendeve tona. Ne e falenderojmë Shqipërinë për mbështetjen, sa i përket integrimit të Malit të Zi në NATO dhe vlerësojmë se duhet të rrisim bashkëpunimin ekonomik mes dy vendeve.”

Në funksin të marrëdhënieve mes dy vendeve, Kryeministri Rama dhe homologu i tij malazez kanë rënë dakord që në Tetor, në Shkodër të mbahet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.

Tv Klan






Të ngjashme