Kryeministri Rama reagon për sulmin me armë ndaj banesës së gazetares
Kryeministri Edi Rama ka reaguar për sulmin me kallashnikov që ndodhi ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Kryeministri kërkon që kjo ngjarje të zbardhet sa më parë dhe strukturat përkatëse të angazhohen maksimalisht.
“E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve”
, thotë Kryeministri Edi Rama.
E patolerueshme barbaria mbi shtëpinë e gazetares Klodiana Lala! Ngjarja duhet zbardhur sa më parë dhe strukturat e shtetit janë të angazhuara maksimalisht. Mbështes e inkurajoj Klodianën në këtë moment kritik dhe pres me padurim ndëshkimin e keqbërësve.
— Edi Rama (@ediramaal) August 30, 2018
Shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala u sulmua rreth orës 03:00 të mëngjesit të sotëm nga persona të paidentifikuar. Brenda banesës ishin dy vajzat e gazetares, prindërit dhe vëllai. Fatmirësisht nuk pati persona të lënduar. /
tvklan.al