Kryeministri Rama shkarkon të gjithë prefektët
Kryeministri Edi Rama ka shkarkuar nga detyra të gjithë prefektët e qarqeve të vendit.
Vendimi për shkarkimin e prefektëve është marrë në mbledhjen e sotme të Këshillit të Ministrave.
Arsyet e këtij vendimi nuk dihen ende, ndërkohë që pritet të bëhet me dije nga vet shefi i qeverisë.
Zyra e shtypit në Kryeministri ka paralajmëruar se në orën 16:00, Rama do të dalë në një konferencë për mediat në lidhje me vendimet më të fundit të Këshillit të Ministrave. /
tvklan.al