Kryeministri Rama tregon vendimin e parë të qeverisë së re


Kryeministri Rama tregon vendimin e parë të qeverisë së re

20:09 29/08/2017

Kryeministri Edi Rama ka bërë publik vendimin e parë të qeverisë së re. Në një status në Tëitter, Rama bën me dije se përfundoi mbledhja dy ditore informale me ministrat e rinj.

Ai thotë se vendimi i parë do të jetë që viti 2018 do të shpallet Viti i Skënderbeut.

 “Mbyllëm diskutimin maratonë me skuadrën e re qeverisëse. Vendimi i parë i qeverisë do të jetë shpallja e vitit 2018 VITI I SKENDERBEUT”,

shkruan Rama.

Dje dhe sot, Rama kishte mbledhur ministrat në një takim informal në një lokal në Llogara. Në takim u diskutua për planin e punës, riorganizimin për drejtorirtë që do të shkrihen dhe ndarjen e godinave ministrore.

/tvklan.al






Të ngjashme