Kryeministri Rama uron 7 Marsin nga Liceu Artistik
Kryeministri Rama uron 7 Marsin nga Liceu Artistik
Shpërndaje
16:15 07/03/2014Kryeministri Edi Rama u ka uruar mësuesve 7 marsin nga Liceu Artistik në Kryeqytet. Në shkollën ku ai vetë ka studiuar ka takuar edhe disa nga ish mësuesit e tij. Pasi ka dëgjuar me interes të gjitha shqetësimet e mësuesve kryeministri i ka ftuar të bashkëpunojnë për të bërë një plan të përbashkët për ndryshim në këto shkolla të artit.Kryeministri Rama ka vizituar klasat e artit pamor, të grafitit të skulpturës. Mesuesit kanë ngritur si shqetësim ambientet e papërshtatshme për zhvillimin e mësimdhënies, mungesën e bazës materiale por edhe problematikën me kurikulën e kësaj shkolle të artit.