Kryeministri reagon për shembjen e teatrit


Kryeministri reagon për shembjen e teatrit

11:50 17/05/2020

“Teatri do të ndërtohet, Tiranën nuk e ndal kush”

Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas shembjes së Teatrit Kombëtar. Ai ka publikuar një video ku tregohen disa nga projektet e realizuara në Tiranë dhe që sipas Ramës të gjitha janë kundërshtuar dhe ka pasur protesta.

Rama kujton protestat për këndin e lojërave në Parkun e Liqenit, Sheshin Skëndërbej, Pazarin e ri, Bulevardin e ri , Arenën Kombëtare, Kalanë e Tiranës, Unazën e Madhe, Parkun Rinia, etj.

Rama thotë se “janë të njëjtët që kundërshtojnë projektet në fillim, por edhe Teatri i ri Kombetar do të ndërtohet pasi Tiranën nuk e ndal dot kush”.

Tv Klan






Të ngjashme