Kryeministri serb pret sopranon shqiptare Inva Mulën


Kryeministri serb pret sopranon shqiptare Inva Mulën

14:28 24/05/2016

Kryeministri i Serbisë, Aleksandar Vuçic, ka pritur sot në qeverinë e Serbisë, në Beograd, Inva Mulën, sopranon shqiptare me famë botërore.

Inva Mula do t’i prezantohet publikut beogradas në skenën e madhe të Teatrit Kombëtar me operën “La Bohème”, të Giacomo Puccini. Inva Mula është sopranoja më e njohur në botë, që u prezantua në operat në Skalën e Milanos, në operën e Parisit dhe në operat e tjera në Bruksel, Munich, Oslo…

Zëri i saj u “huazua” në sinkronizimin e personazhit në filmin “Elementi i Pestë”. Inva Mula do të këndojë edhe himnin e Nënës Terezë dhe është një prej sopranove më të njohura që iu prezantua shumë herë publikut në Shqipëri dhe në Kosovë.

/tvklan.al






Të ngjashme