Kryeministri slloven në Tiranë – (10 Qershor 1999)


Kryeministri slloven në Tiranë – (10 Qershor 1999)

22:50 10/06/1999

Arkiva Lajme – Tv Klan 1999

Sot është dita e parë për epokën e re që është hapur për rajonin. Kështu ka deklaruar sot në Tiranë kryeministri slloven Janes Dronozhek, i cili është takuar me personalitetet më të larta të shtetit shqiptar, kryeministrit Majko e presidentin Mejdani. Pas takimit Dronozhek dhe Majko kanë dalë përpara gazetarëve.

Kryeministri Pandeli Majko:- “Futja e trupave të Natos në Kosovë është një nga fitoret më të veçanta të vlerave të krijuar pas luftës së dytë botërore. Gjithsesi ashtu si të gjithë të tjerët në jemi në pritje. Me Millosheviçin në pushtet gjithçka mund të ndodhi”.

Kryeministri Slloven duke vlerësuar nënshkrimin e marrëveshjes për paqen u shpreh se ky process mund të ketë dhe probleme që do të sjellin konflikte. Sllovenia ka përfunduar ai do të kontribuojë në ndërtimin e paqes në Kosovë./tvklan.al

Gazetare – Ornela Bego  






Të ngjashme