Kryeministri uron nxënësit për vitin e ri shkollor
Kryeministri i ka uruar të gjithë nxënësit për fillimin e vitit të ri shkollor nga shkollën e mesme “Sadi Nuri”, në Ndroq, rikostruktimi i së cilës pritet ende të përfundojë sepse po punohet për terren sportive të saj.
Rama dhe Nikolla kanë zgjedhur që urimin e tyre ta përcjellin përmes një nxënësi të kësaj shkolle, që sot festonte 16 – vjetorin e lindjes, urim që është shoqëruar dhe më një dhuratë për Erdit Muçën.
Ndërsa një tjetër surprizë Kryeministri dhe Ministrja e Arsimit ia rezervuan Faslli Jasharin, mësuesit të sapo dalë në pension .
Për rikonstruktimin e Shkollës së Mesme të Ndroqit, qeveria ka nxjerrë nga buxheti i saj 27 milionë lekë, plus 3 milionë lekë të tjera për bazën materiale.
Tv Klan