Kryeministria: Opozita hedh shifra në eter dhe përgojon njerëz
Akuzave të Partisë Demokratike për tenderat u është përgjigjur drejtori i Komunikimit në kryeministri Endri Fuga.
Ai thotë se po përgojohen njerëz dhe hidhen në eter shifra shumëmilionëshe, duke e bërë të kotë që t’u përgjigjesh për çdo budallallëk!
Fuga thotë se kryeministri dhe qeveria janë të vendosur të çojnë përpara reformat dhe të fokusojnë të gjithë vëmendjen tek njerëzit dhe tek puna në shërbim të tyre.
Tv Klan