Kryeministrja e Finlandës vjen me propozimin që lumturon qytetarët


Kryeministrja e Finlandës vjen me propozimin që lumturon qytetarët

13:24 05/01/2020

Kryeministrja e re e Finlandës, Sanna Marin është vetëm 34 vjeç dhe ka marrë gjithë vëmendjen ndërkombëtare, duke qenë kryetarja më e re femër e qeverisë në të gjithë botën, që drejton një koalicion të qendrës së majtë me 5 parti të kryesuara kryesisht nga gratë.

Koalicioni i saj ka kërkuar një ndryshim të ri në orarin e punës, me rastin e 120 vjetorit të Partisë Social Demokratike.

Marin që nga fillimi i muajit Dhjetor ka kërkuar krijimin e një programi fleksibël  pune në vend, që përfshin 4 ditë pune në javë dhe vetëm 6 orë pune në ditë.

Unë besoj se njerëzit meritojnë të shpenzojnë më shumë kohë me familjet e tyre, të dashurit, të ndjekin hobit që kanë, por edhe aspektet e tjera të jetës, siç është kultura. Ky do ishte hapi tjetër për ne, në jetën e punës”, shprehet Marin.

Në Suedi, ku dita e punës 6-orëshe është aplikuar që nga viti 2015, rezultatet treguan se punonjësit ishin më të lumtur, më të pasur dhe më produktivë dhe gjithashtu klientët ishin më të kënaqur./tvklan.al






Të ngjashme