Kryeministrja e Skocisë “i mbyll derën” Trump-it
“Nuk do lejohet të hyjë për golf, jemi në karantinë kombëtare”
Që Donald Trump të ketë një arsye më pak për të mos qenë i pranishëm në ceremoninë e 20 Janarit të kalimit të pushtetit tek pasardhësi i tij Joe Biden në Washington po kujdeset edhe Kryeminitrja e Skocisë.
Nicola Sturgeon paralajmëroi shefin aktual të Shtëpisë së Bardhë se nuk do të përjashtohet nga rregullat e karantinës kombëtare për ndalimin e hyrjes së shtetasve të huaj në Britaninë e Madhe. Reagimi erdhi pasi është përfolur se Trump mund të udhëtojë drejt Skocisë për golf ditën e ceremonisë.
“Ju e dini që nuk po lejojmë hyrjen e të huajve në Skoci pa një arsye thelbësore. Kjo vlen edhe për të si për gjithë të tjerët, pasi ndeshjen e golfit nuk e konsideroj një arsye thelbësore”.
Trump ka në pronësi klubin e golfit Tërnbërri, në brigjet perëndimore të Skocisë.
Tv Klan