Kryeministrja May i mbijeton mocionit të mosbesimit


Kryeministrja May i mbijeton mocionit të mosbesimit

20:35 16/01/2019

Kryeministrja Theresa May i ka mbijetuar mocionit të mosbesimit në Parlamentin britanik, duke marrë 325 vota në favor të saj dhe 306 që kërkoi rrëzimin e qeverisë.

Kreu i opozitës britanike, Jeremy Corbyn argumentoi se qeveria e May ka humbur të drejtën për të qeverisur. Nga ana tjetër, Kryeministrja u tha deputetëve se do të vazhdojë të punojë për të përmbushur premtimin që i ka bërë popullit britanik, për të zbatuar rezultatin e referendumit, atë të daljes nga Bashkimi Europian.

Mocioni për mosbesim erdhi një ditë pasi Parlamenti rrëzoi marrëveshjen e Brexit të propozuar nga Kryeministrja May. Në krahun tjetër, europianët janë të palëvizshëm nga pakti i arritur. Megjithatë Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se ka ende kohë për negociata të tjera. /

tvklan.al






Të ngjashme