Kryente vjedhje nën kërcënimin e thikës, arrestohet 37-vjeçari
Një person është arrestuar nga policia, pasi akuzohet për vjedhje me dhunë.
Në pranga ka rënë Amarildo Marku, 37 vjeç, banues në lagjen “Kadri Qystri” Lushnje.
Arrestimi i tij u bë, pasi më 12.06.2016, rreth orës 21:00, në lagjen “Çlirim”, nën kërcënimin e një thike i ka vjedhur personit me iniciale I.T, 17 vjeç, një telefon “Iphone 6” dhe një varse floriri.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnje, për veprën penale “vjedhje me dhunë”./tvklan.al