Kryeparlamentari Gjinushi ceremoni për mbylljen e punimeve të parlamentit – (17 Maj 2001)


Kryeparlamentari Gjinushi ceremoni për mbylljen e punimeve të parlamentit – (17 Maj 2001)

22:24 17/05/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Trokitje gotash, lot, puthje, batuta miqësore dhe shtrëngime duarsh, në vilën e ish-udhëheqësit komunist Enver Hoxha, ka shënuar mbylljen e punimeve të parlamentit shqiptar. Kryetari Gjinushi ka mbledhur për herë të fundit deputetët aktual, më të cilët ka ndarë në këto katër vjet hallet e popullit. Shumica e të pranishmëve, kanë kthyer të emocionuar gotat e fundit si deputet. Ambasadorët e pranishëm kanë shfrytëzuar rastin për të nxitur politikanët shqiptarë të ruajnë gjakftohtësinë gjatë ndeshjes së Qershorit për ndarjen e pushtetit./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme