Kryeparlamentari Gjinushi nuk pranon votimin e mocionit nga Kryeministri Meta (19 Prill 2001)
Mocioni i Kryeministrit Meta, ministrit të Drejtësisë Imami dhe disa deputetëve socialistë për shkarkimin e tre anëtarëve të Gjykatës së Lartë, kanë ndezur konfliktin ne radhët e mazhorancës në Parlament. Kryeparlamentari Gjinushi nuk ka pranuar votimin për mocionin duke kërkuar nga komisionet e ligjeve dhe mandateve të konsultohen me mocionistët.
Këmbëngulja e kryeparlamentarit Gjinushi për të shtyrë votimin e mocionit, ka shkaktuar reagimin e ashpër të ish kryeministrit Majko.
“Parlamenti nuk ka të drejtë të hetojë për veprimtarinë e Gjykatës së Lartë. Por, në thelb pasi merr vendimin është Gjykata Kushtetuese ajo e cila jep vendimin e saj përfundimtar. Shikoni ju lutem Kushtetutën, nenin përkatës. Ne do të ecim me logjikën që të mbledhim komisionin e ligjeve dhe të imuniteteve, të pyesim palët, të marrim vendimin se kjo është e ligjshme dhe e paligjshme dhe t’ja thonë parlamentit, kjo për mua është më shumë se e padrejtë. Aq më tepër që kemi një vendim të shkruar në procesverbalet e mbledhjes.”/tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame