Kryepeshkopi Janullatos infektohet me Covid-19, dërgohet me urgjencë në Athinë
Kryepeshkopi Anastas Janullatos është infektuar me koronavirusin Covid-19.
Janullatos është transportuar me urgjencë drejt Athinës me një aeroplan C-130 të Forcave Ajrore greke. Kryeministri i Greqisë Kyriakos Mitsotakis, u informua për infektimin me Covid të Kryepeshkopit Janullatos dhe aprovoi dërgimin në Tiranë të avionit të posaçëm.
Kryepeshkopi kreu testet ekzaminuese në Tiranë dhe më pas u dërgua drejt kryeqytetit grek për trajtim më të specializuar mjekësor. Ai ka simptoma të lehta të sëmundjes, por mjekët i frikësohen moshës së madhe të Kryepeshkopit dhe për këtë arsye u dërgua me urgjencë drejt Athinës. /tvklan.al