Kryepeshkopi Janullatos “qytetar nderi” i Larisas në Greqi
Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë Anastas Janullatos është shpallur “qytetar nderi” i qytetit të Larisas në Greqi, njofton agjencia greke e lajmeve “ANA-MPA”.
Gjatë këtij aktiviteti, Janullatos foli për krizën ekonomike dhe për çështjen e refugjatëve, si dhe për të tjera problematika që shqetësojnë edhe Shqipërinë.
Duke folur për refugjatët, ai tha se kjo krizë e gjeti shoqërinë greke të papërgatitur. “Dikur thonim që grekë nuk janë racistë. Realisht nuk jemi racistë, por kjo ‘sëmundje’ mund të na kapë lehtësisht nëse nuk jemi të kujdesshëm”, tha Janullatos.
Kryepeshkopi vuri në dukje gjithashtu se në shoqërinë e sotme spikat diçka e gabuar, dhe kjo është lakmia. Ndër të tjera Janullatos foli edhe për përpjekjet e kishës në Shqipëri për autonomi ekonomike./tvklan.al