Kryeprokurori i Elbasanit për krimin ekonomik – (26 Janar 2000)


Kryeprokurori i Elbasanit për krimin ekonomik – (26 Janar 2000)

14:01 26/01/2000

Arkiva Lajme – Tv Klan 2000

Prokuroria e Elbasanit i shpall luftë krimit ekonomik për vitin 2000. Sipas kryeprokurorit të rethit Luan Kaloçi, objektivi kryesor i stafit të tij gjatë vititnë vijim do të jetë krmi në sferën ekonomike. Këtu do të përfshihen të gjitha veprat penale të detyrimeve tatimore në shtet. Sipas të dhënave që disponon ky organ, ka shumë subjekte që me mënyra nga më të ndryshmet përfshi edhe korrupsionin i shmangen detyrimeve ligjore, shton kryeprokurori.

Luan Kaloçi, prokurori i Elbasanit:- “Objektivi që kemi pasur për vitin ’99, përfundimi i bandave që kanë ushtruar veprimtari gjatë vitit ’97 në Elbasan përfundoi me sukses. Dy nga këto banda janë dënuar në dy shkallë të gjykimit, e treta është duke u gjykuar, kemi në dorë dhe një tjetër bandë që po e hetojmë me precedencë”.

Por ideja origjinale e Prokurorisë Elbasan, e cila i shpall luftë krimit ekonomikë, aq të përfolur në shqipëri dukët se është zgjidhja më imediate pas vendosjes së rendit e qetësisë në këtë qytet. Prokurori Kaloçi premton se stafi i tij do të jetë më i pa korruptuari dhe ky do të jetë edhe kyçi i suksesit për vitin 2000./tvklan.al

Gazetare – Holta Zhiti






Të ngjashme