Llalla: Krimi, trafiqet e korrupsioni tendencë në rritje
Llalla: Krimi, trafiqet e korrupsioni tendencë në rritje
Shpërndaje
14:10 14/02/2014Kryeprokurori Ardiatik Llalla deklaron se kriminaliteti në vend ka tendenca në rritje. Në analizën e prokurorisë së Vlorës ai tha se kjo tendence po vihet re qoftë në krimin kundër jetës, qoftë tek trafiku i drogës apo korrupsioni.Përsa i përket korrupsionit, kryeprokurori tha se shqetësim mbetet dërgimi nëgjykatë i dosjeve në ngarkim të zyrtarve. Kreu i akuzës theksoi nevojën e bashkëpunimit mes institucioneve, por shprehu rezerva për punën e policisë gjyqësore. Nga ana tjeter, kryeprokurori kërkoi më tepër angazhim të prokurorëve në trajtimin e dosjeve kriminale.