Kryeprokurori Llalla: Antikorrupsioni, prioritet


Kryeprokurori Llalla: Antikorrupsioni, prioritet

15:31 21/04/2014 LLALLA NACOProkurori i Përgjithshëm Adriatik Llalla dhe Ministri i Drejtësisë Nasip Naço prezantuan para trupës drejtuese të Prokurorisë rekomandimet e Qeverisë Shqiptare për forcimin e luftës kundër kriminalitetit.

Janë 5 prioritetet kryesore; forcimi i pavarësisë së institucioneve të drejtësisë, lufta kundër korrupsionit, ajo kundër krimit të organizuar, të drejtat e njeriut dhe bashkëpunimi ndërinstitucional. Por kryeprokurori Llalla veçoi antikorrupsionin.

Ndërsa Ministri Nasip Naço garantoi vullnetin politik si për përbushjen e këtyre prioriteteve, ashtu edhe në forcimin e pavarësisë së institucioneve dhe në reformimin e sistemit gjyqësor.

I pyetur nga mediat, Ministri i Drejtësisë vlerësoi si domosdoshmëri edhe reformën me Këshillin e Lartë të Drejtësisë. Ai tha se ka nga ata që duan ta pengojnë këtë reformë, por pa dhënë detaje të tjera.

tvKlan





Të ngjashme