Droga në ushtri, Llalla: Do të kërkojmë informacione nga SHISH e SHIU
Prokurori i Përgjithshëm, Adriatik Llalla thotë se akuzat e opozitës për përdorimin e infrastrukturës ushtarake për trafik droge janë në fazë verifikimi. Informacione për këto akuza do t’u kërkohen shërbimeve sekrete dhe policisë. Po kështu, edhe deputetëve të opozitës do t’u kërkohet të paraqesin provat që thonë se kanë.
Në të parin prononcim për këtë çështje, Llalla sqaroi se Prokuroria është vënë në lëvizje pas akuzave të opozitës dhe një kërkesë të Ministrisë së Mbrojtjes për fillimin e hetimeve me këtë rast.