Kryeprokurori Rakipi mbledhje me prokurorët e qytetit të Durrësit (24 Tetor 2000)


Kryeprokurori Rakipi mbledhje me prokurorët e qytetit të Durrësit (24 Tetor 2000)

15:56 24/10/2000

Do të rihapen dosjet e krimeve të rënda. Kështu kanë urdhëruar sot prokurorë të Durrësit, Kryeprokurorin Arben Rakipi. Ky i fundit ka shkuar sot në Prokurorinë e qytetit bregdetar për të nxjerrë konkluzione të ekipit të kontrollit në këtë prokurori. Shumë dosje të krimeve të ndryshme si vrasje, plagosje, kryesisht të ndodhura në vitet ’99-2000 në Durrës kanë mbetur pezull.

Heshtja e prokurorëve durrsakë për dhjetëra dosje të paprekura ende, mësohet të ketë thënë Rakipi në mbledhjen me ta, nuk do të kalohet lehtë. Mund të ketë dhe shkarkime nga puna tha ai. Megjithatë nuk pati ndonjë konkluzion dhe më shumë u fol për çeshtjet teknike si ruajtje e provave apo tregimi i akuzës, procedurë kjo jo shumë e përdorur tek ne.

Prokurorëve durrsakë iu lanë detyra nga shefi i madh i tyre Rakipi, zbatimi ose jo dhe përcaktimi i afateve me të hapur mundësinë e kontrollit të dytë atje./tvklan.al

Gazetar: Eduart Frangaj






Të ngjashme