Kryeprokurorja Marku, vizitë në Elbasan
Ka qenë një vizitë e befasishme, ajo e Prokurores së Përgjithshme, Arta Marku në Elbasan. Edhe pse nuk është dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë takim të papritur të saj me Prokurorin e Elbasanit, Ardjan Nezha, masa të larta sigurie u morën në hotelin, ku pinë sëbashku kafen.
Ende nuk dihen shkaqet e këtij takimi, por një burim i tha
ABC News
se Marku piu një kafe ngushëllimi për një nga prokurorët që ka humbur babain.
Megjithatë, ajo duket se e ka shfrytëzuar ardhjen në Elbasan edhe për punë, pasi përveç drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Ardjan Nezha, aty ishin dhe një rreth i ngushtë prokurorësh.
/abcnews.al