Kryeqytetet europiane nuk solidarizohen me viktimat e Shën Petërburgut
Objektet simbol të qyteteve europiane nuk u ndriçuan me ngjyrat e flamurit kombëtar rus, në solidaritet me aktin terrorist të së hënës në Shën Peterburg ku humbën jetën 14 persona dhe u plagosën 49 të tjerë. Vëzhgimin e ka bërë televizioni rus me audiencë ndërkombëtare “Russia Today”, sipas të cilit në këto qytete europiane nuk u zbatua tradita e solidaritetit, sikundër ka ndodhur gjatë suleve terroriste të viteve të fundit, në Paris, Bruksel, Stamboll, Berlin, apo edhe për të shprehur solidaritet me homoseksualët. Për nder të viktimave të këtyre akteve, kulla Eifel në Paris apo porta e Brandenburgut në Berlin vezulluan me dritat sipas ngjyrave të flamujve të vendeve përkatëse.
Autoritetet në Berlin thanë se Shën Petërburgu nuk është qytet partner, ndaj dhe nuk u pa e arsyeshme që solidariteti të shprehej në atë formë. Ndërsa në Paris nuk dhanë asnjë shpjegim.
Në këtë formë, solidaritetin e ka shprehur vetëm Tel Avivi. Kryebashkiaku i metropolit izraelit urdhëroi që fasada e institucionit që ai drejton të ndriçohej natën e të hënës me ngjyrat e flamurit rus./ABCNews