Kryeqyteti nis të zbukurohet me rastin e festave të fundvitit (13 Dhjetor 1998)
Ndryshe nga vitet e tjera, Ndërmarrja e Dekorit e varur nga Bashkia,ka filluar punën më herët për përgatitjen e një pamje të re të kryeqytetit në ditët e festave që po afrojnë. Këtë herë nuk do të jetë vetëm një pemë e madhe e vendosur në shesh dhe e zbukuruar me drita, por fasada e Pallatit të Kulturës do të vishet me drita dhe më me shumë pemë.
Fasada do të jetë afro 50 metra e gjatë dhe 13 metra e lartë. Rrugët kryesore të kryeqytetit, ato ditë të ftohta do të ngrohen nga dritat shumëngjyrëshe. Ndërkohë që çdo rrugë e gjendur pa drita do të mbetet sërish ashtu./tvklan.al
Gazetare : Holta Zhiti