Kryeqyteti nis zbukurimet e rrugëve për festat e fundvitit (16 Dhjetor 2000)


Kryeqyteti nis zbukurimet e rrugëve për festat e fundvitit (16 Dhjetor 2000)

14:53 16/12/2000

Dy ndërmarrjet e Bashkisë kanë filluar punën për dekorin e ri të sheshit “Skënderbej” me rastin e ndërrimit të viteve. Ndërmarrja e Ndriçimit dhe Drejtoria e Shërbimeve Publike kanë nisur montimin e dritave në shesh dhe montimin e shtyllave me ngjyrë jeshile. Për pastrimin e posterave dhe larjen e mermerit në fasadën e TOB ka net që punohet pasi puna e dy firmave këtu bëhet kryesisht natën për të mos sjellë pengesa në qarkullim duke e kthyer atë në origjinë.

Kjo makineri arrin t’a ziejë ujin deri në 500 gradë i cili perzihen me solucione kimike për gurë dhe mermer dhe avulli heq çdo gjurmë. Përveç formës që do të marrë sheshi për festa, përgatitjet individuale të dyqaneve kanë nisur. Me zbukurimin e fasadave të tyre, me pemën tradicionale, por që ulja e çmimeve nuk është bërë ende traditë./tvklan.al

Gazetare: Holta Zhiti






Të ngjashme