Kryeqyteti përgatitet për “Maratonën e Tiranës” (Video)
Maratona e Tiranës do të rikthehet më datë 7 Tetor 2018 në edicionin e saj të tretë. Me një pjesëmarrje prej 2500 garuesish të moshave të ndryshme dhe nga 40 vende të ndryshme të botës, ky event mund të cilësohet si eventi më i madh i kryeqytetit dhe jo vetëm. Rritja e numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se Martaona është bërë e dashur për qytetarët shqiptarë edhe më gjërë.
Edicioni i tretë i cili tashmë po kthehet në traditë, organizohet me aprovimin e dy itenerareve të rinj nga Federata Botërore e Atletikës duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti ndërkombëtar. Ndryshe nga një vit më parë, Maratona do të jetë krejtësisht urbane dhe do të përshkruajë rrugët kryesore të qytetit me një itenerar që përfshin pikat më atraktive të qytetit duke e kthyer këtë garë jo vetëm në sfidë, por edhe në argëtim.
Edera Alibegaj, drejtore e Sportit në Bashkinë e Tiranës dhe Lazim Latifi, i cili është për të dytin vit pjesë e Maratonës, ishin të ftuar në studion e “Rudina” në Tv Klan nga ku dhanë më tepër detaje lidhur me edicionin e tretë të Maratonës së Tiranës.
https://youtu.be/jAsl4Fu1olM?t=4m
“Këtë edicion e kemi caktuar në javën e parë të muajit Tetor, më datën 7. Regjistrimet për këtë edicion do të vazhdojnë deri më 30 Shtator në mesnatë, por për efektin e stërvitshmërisë unë do thoja është pak vonë. Pjesëmarrësit janë ndarë në tre grupe: ato që janë sportistë dhe shkojnë nëpër gara, ata që garojnë individualisht, por edhe grupi masiv që marrin pjesë për kënaqësi. Gara do të fillojë te sheshi “Nënë Tereza” më pas do të kalojmë në pjesën e Liqenit. Half Marathonë do të jetë 10 Euro, Tirana 10K do të jetë 5 Euro dhe ‘we too’ do të jetë falas. Fituesi do të marrë padiskutim një çmim që do të jenë vlera monetare. Çmimi i parë 2500 Euro, i dyti 1500 Euro dhe i treti 1000 Euro”,
tha Edera Alibegaj, drejtore e Sportit në Bashkinë e Tiranës.
/tvklan.al