Kryesia e Parlamentit zhvendos kalendarin e punimeve (4 Tetor 2000)


Kryesia e Parlamentit zhvendos kalendarin e punimeve (4 Tetor 2000)

14:44 04/10/2000

Fushata elektorale për zgjedhjet lokale ka detyruar Parlamentin të zhvendosë kalendarin e punimeve pas balotazheve të 15 tetorit. Megjithatë administrata e Parlamentit është në punë për shqyrtimin e projektligjeve të paraqitura nga qeveria.

Me rifillimin e punës deputetët do të shqyrtojnë projektligjin për regjistrimin e përgjithshëm të popullsisë dhe banesave, proces i cili do të nisë në prill të vitit 2001.Krahas këtij projektligji, një tjetër projekt parashikohet pajisja me pasaporta për jashtë shtetit e shtetasve nën 16 vjeç./tvklan.al

Gazetar: Vladimir Lame






Të ngjashme