Kryesia e PD-së përcakton emrat e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e qershorit (9 Maj 2001)


Kryesia e PD-së përcakton emrat e kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e qershorit (9 Maj 2001)

11:48 09/05/2001

Kryesia e PD-së përcakton sot emrat e 100 kandidatëve të opozitës për zgjedhjet e 24 qershorit. Përzgjedhja do të vijojë nesër në mbledhjen e këshillit kombëtar ku emrat do të bëhen dhe publikë. Sipas zëdhënësit se selisë blu Edi Paloka, ka zona në të cilat është lënë vetëm një kandidat, ndërsa për disa zona të tjera ka mjaf kandidatë alternativë. Nga burime brenda PD-së, mësohet se emrat më të mundshëm për Tiranën janë Spartak Ngjela, Bamir Topi, Besnik Mustafaj, Mimoza Ahmeti, Aurel Plasari, Bardhyl Londo e të tjerë.

Gjithashtu PD mund të luajë me kandidatë realisht të pavarur që nuk janë anëtarë të saj, por ish drejtues të partive të koalicionit. Kryesia e PD-së, do të vendosë dhe për platformën e saj elektorale e cila siç është deklaruar do të jetë larg mitingjeve të dikurshme. Ndërkohë sot selia blu ka përshëndetur deklaratën e Ambasadorit Amerikan Limpreht për zgjedhjet duke e cilësuar mjaft të qartë mesazhin e tij./tvklan.al

Gazetare: Ornela Bego






Të ngjashme