Kryesia e PS – (22 Shkurt 1999)
Arkiva Lajme – Tv Klan 1999
Shtyhet për në 6 Mars data kur komiteti i përgjithshëm drejtues i socialistëve do të vendos kohën kur do të mbahet kongresi i partisë në pushtet. Krerët socialist janë detyruar ta shtyjnë një javë më vonë mbledhjen e KPD-së, pasi kryeministri Majko do ti përfaqësoj ata në një mbledhje të socialistëve në Romë.
Tërheqja e përkohshme e kryetarit Nano nga drejtimi i PS i ka dhënë shkas rivalitetit mes drejtuesve aktual, ndërkohë që në kongres do të vendoset gjithçka. Datën e mbajtjes së KPD-së e ka vendosur kryesia e socialistëve të kryesuar nga kryeministri Majko.
Në këtë mbledhje janë hedhur variante të ndryshme, për kohën kur do të mbahet kongresi, ku shumica ishte në muajin Qershor, ndërkohë që Nano kishte kërkuar mbajtjen e kongresit në muajin Mars.
Një alternative që mund ti paraqitet në Komitetin e Përgjithshëm Drejtues të socialistëve është ajo, që kryetari i partisë që do të zgjidhet në kongres të mos ketë post në qeveri. Gjatë kësaj periudhe deri në Qershor socialistët do të mbledhin konferencat e partisë në rrethe për të zgjedhur delegatët për në kongres./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame