Kryesia e PS Tiranë, përcakton kandidatët për Bashkinë e Tiranës – (30 Korrik 2000)


Kryesia e PS Tiranë, përcakton kandidatët për Bashkinë e Tiranës – (30 Korrik 2000)

21:50 30/07/2000

Lajme Arkiva – Tv Klan 2000

Socialistët e Tiranës në përfundim të mbledhjeve të këshillave zonale, kanë përcaktuar tre kandidatët kryesor për kryetarin e ri të bashkisë së kryeqytetit, Edi Rama, Pandeli Majko e Taulant Dedja. Nuk kanë mjaftuar përpjekjet e socialistëve kryeqytetas për ta futur në garë për bashkinë e kryeqytetit, ish-kryeministrin Pandeli Majko.

Për zgjedhjen mes tre kandidatëve për Bashkinë e Tiranës, do ta bëjë nesër kryesia e PS. Sot paradite kryesia socialiste e Tiranës, evidentojë emrat e listës që do t’i paraqiten Komitetit Drejtues pasdite. Krahas Majkos, Ramës e Dedjës, janë votuar edhe Çeço, Danaj, Meksi e Poçi./tvklan.al

Gazetar – Vladimir Lame






Të ngjashme