Kryesia e PSD-së (21 Korrik 1999)
Partia Socialdemokrate ka mbledhur kryesinë e saj duke shënuar kështu hapjen zyrtare të fushatës elektorale për zgjedhjet lokale. Kryetari Gjinushi ka shfrytëzuar rastin për të paralajmëruar aleatët të heqin dorë nga akuzat ndaj Shulit. Koaliconi do të mblidhet të hënë për të diskutuar jo vetëm debatet mes liberal demokraatëve por dhe kërkesën ndaj Majkos për të hartuar projekte konkrete për të administruar projektet nga jashtë.
PSD-ja nuk ka përçarje ka thënë Gjinushi pasi askush nuk ka paraqitur deri tani ndonjë alternativë tjetër brenda kësaj partie. Sipas tij PSD-së i duhet vetëm riorganizim dhe ristrukturim për t’i paraprirë Kongresit që do të zhvillohet vitin e ardhshëm./tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame