Kryetar i PS Nano fton opozitën për dialog – (6 Shkurt 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryetari i mazhorancës Fatos Nano, ka ftuar opozitën për të punuar së bashku për të evituar gabimet e së kaluarës. Megjithatë sipas tij, tryezat partiake nuk duhet të sfidojnë institucionet ku janë krijuar hapësirat e duhura për konsensus.
Fatos Nano, Kryetar i PS:- “Besoj se janë krijuar tashmë të gjitha hapësirat, por dhe normat e një edukate demokratike, me të cilat pozita dhe opozita mund të punojnë së bashku, duke evituar gabimet e së kaluarës. Për pasojë, tryezat partiake nuk duhet të sfidojnë institucionet ku partitë përfaqësohen, por jam këtu për të përsëritur vullnetin tonë të palëkundur që të vlerësohen të gjithë parametrat e procesit politik dhe elektoral. Sot dhe nesër do të kemi vizita të rëndësishme të institucioneve të specializuara të OSBE-së, siç është ODHIR-i, por edhe delegacione të rëndësishme të Këshillit të Europës, që gjithashtu interesohen për zgjedhjet në Shqipëri, me të cilat po bashkëpunojmë për të realizuar zgjedhje standarde dhe të lira edhe në 2001”./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame