Kryetarët e Bashkive dhe kërkesat ndaj qeverisë (6 Dhjetor 1999)
Kryetarët e Bashkive kërkojnë më shumë fonde nga buxheti i vitit 2000. Shoqata e Kryebashkiakëve i ka bërë sot apel Qeverisë të hedhë sytë nga pushteti lokal. Shihemi politikisht të veçuar tha Kryetari i Bashkisë Tiranës, Albert Brojka. Kjo meqënëse shumë prej nesh përfaqësojnë PD-në. Brojka duke u ndalur tek fondi i investimeve u shpreh se bashkitë persekutohen në krahasim me digasteret qëndrore.
Pushteti lokal tha ai, ka vetëm 5 % të investimeve, 95 % e tyre zotërohen nga pushteti qëndror. Kështu Kryetarët e Bashkive të Tiranës, Durrësit dhe Elbasanit kanë nënvizuar nevojën e përshpejtimit të decentralizimit të pushtetit lokal nga ai qëndror. Por nënvizuan ata, pushteti lokal do të vazhdojë të jetë i diskriminuar për shkak të zgjedhjeve të vitit 2000.Sipas tyre pushtetarët socialistë po përpiqen të sabotojnë pushtetin lokal që aktualisht mbizotërohet nga PD-ja, për të fituar shumicën në zgjedhjet që do të zhvillohen së shpejti./tvklan.al
Gazetare: Ornela Bego