Kryetari i Bashkisë Tiranë Edi Rama takim me homologun e tij grek Adhramopulos (10 Prill 2001)
Dje kryetari i Bashkisë Tiranë Edi Rama vizitoi Athinën me ftesë të homologut të tij. Në takimin mes dy qytetarë të parë të vendeve fqinjë u fol për përcaktimin e plotë dhe vënien mes dy kryeqyteteve frymën e pashmangshme pozitive që ka pësuar rajoni ynë.
Intesifikimi i marrëdhënieve kulturore, asistenca teknike në zbërthimin e modelit të suksesshëm të administrimit që ka implentuar për Athinën zoti Adhramopulos, bashkëpunimin e të dyja bashkive për të nxitur dhe iniciuar shkëmbime me karaktere rajonalë, ishin pikat kryesore që trajtoi kryetari i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama me homologun e tij.
Zoti Adhramopulos dhe stafi i tij u treguan të gatshëm për të filluar menjëherë nga bashkëpunimi konkret duke filluar nga një delegacion ekspertësh në Tiranë në fillim të muajit maj. Duke marrë parasysh faktit se administrata e zotit Adhramopulos është bërë e njohur në Europë për zgjidhje të suksesshme të një sërë problemesh shumë të ngjashme ato që ka sot Tirana.
Kryebashkiaku Edi Rama, kërkoi që bashkëpunimi të përqëndrohet në sektorin e punëve publike, ripërtëritjes së hapësirës së gjelbër dhe infrastrukturës së ndriçimit publik në sektorin e Policisë Bashkiake si dhe në fushën e modernizimit të administratës bashkiake dhe të shërbimeve për publikun.tvklan.al
Gazetar: Vladimir Lame