Kryetari i KQZ Fotaq Nano jep dorëheqjen – (24 Janar 2001)
Lajme Arkiva – TV Klan 2001
Kryekomisioneri Fotaq Nano, ka dhënë dorëheqjen nën trysninë e forcave politike dhe organizmave ndërkombëtare. Në deklaratën e dorëheqjes, Nano tha, se KQZ garantoi votën e lirë në zgjedhjet lokale, por klima e padurueshme politike, ka penguar vazhdimësinë e punës.
Fotaq Nano, Kryetari i KQZ:- “Duke konstatuar se emri im, po keqpërdoret jashtë çdo mase logjike, nga forcat politike, që nuk respektojnë pavarësinë e institucioneve, si dhe duke konstatuar se mbarëvajtja e punës së KQZ është kompromentuar nga trysnia e përditshme që ushtojnë këto forca, vendosa të jap dorëheqjen. Kjo dorëheqje e parevokueshme është rezultat i klimës së padurueshme, që është krijuar për KQZ. Instrumentalizimi i skajshëm që disa forca politike, i bënë këtyre të metave, e ka demotivuar këtë KQZ dhe ka bërë të pamundur funksionimin normal të tij. Largohem me keqardhjen që më shkakton fakti, se ndershmëria dhe profesionalizimi im, nuk mjaftuan për ta mbajtur KQZ, jashtë rrezes së goditjeve propagandistike të politikës. I urojë suksese atij që do të më zëvendësojë”.
Gjatë 18 muajve të fundit, opozita kërkoi dorëheqjen e kryekomisionerit Nano. Ndërkohë që pas vërejtjeve të OSBE-së edhe PS, kërkoi ndryshime në përbërjen e këtij komisioni./tvklan.al
Gazetar – Vladimir Lame