19:57 19/02/2014Përfaqesuesit e një shoqate të veçantë, ajo e konsujve të nderit të Shqipërisë ishin të ftuar në një takim me kryetarin e kuvendit Ilir Meta. Kryeparlamentari vlerësoi rolin që ka ky grupim për diplomacinë shqiptare, por pa lënë mënjanë edhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik dhe përmirësimin e imazhit të vendit.Kryetari i Kuvendit i ka siguruar përfaqësuesit e Shoqatës së Konsujve të Nderit se do të kenë mbështetjen e tij vazhdueshme dhe një bashkëpunim të ngushtë. Edhe kryetari i Shoqatës së Konsujve të Nderit në Shqipëri, zoti Ylli Ndroqi,tha se prioriteti i kësaj shoqate është forcimi i lidhjeve në të gjitha fushat mes vendeve të cilat ato përfaqësojnë dhe Shqipërisë.