Kryetari i PAD Imami takim me punonjës të arsimit në Lezhë – (18 Prill 2001)


Kryetari i PAD Imami takim me punonjës të arsimit në Lezhë – (18 Prill 2001)

20:59 18/04/2001

Lajme Arkiva – TV Klan 2001

Kryetari ekzekutiv i Partisë Aleanca Demokratike zoti Arben Imami, zhvilloi sot një takim të zgjeruar me punonjës të arsimit të Lezhës dhe zonës së veriut. Qëllimi i këtij takimi është që t’ju bëjmë të njohur në këtë fushatë paraelektorale, një nga prioritetet e programit të partisë sonë për zgjedhjet e pritshme parlamentare.

Zoti Imami konsideroi, që pjesëmarrja sa më masive në këtë sipërmarrje politike afron garanci më të mëdha në zbatimin e saj. Përmirësimi i infrastrukturës në shkolla, arritja e investimeve për to dhe rritja e peshës që arsimi pritet të ketë në buxhetin e shtetit, janë drejtime të tjera të rëndësishme, për të cilat Aleanca Demokratike do të punojë të realizohen. Kryetari i PAD Imami, shoqërohej në këtë takim edhe nga drejtues të tjerë të partisë, Ridvan Peshkëpia, Gjergj Zefi dhe Jetmir Aliçka./tvklan.al

Gazetare – Fjodora Fjora






Të ngjashme